Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit u vazhdohet paraburgimi në Hagë

01.07.2021

Gjykata Speciale ka marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Sipas njoftimit, Specialja ka urdhëruar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Jakup Krasniqi, i cili mund të paraqesë parashtresat për shqyrtimin e tjetër të paraburgimit deri më 9 gusht të këtij viti ose deri më 19 gusht të […]

Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit u vazhdohet paraburgimi në Hagë Foto: Ilustrim

Gjykata Speciale ka marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Sipas njoftimit, Specialja ka urdhëruar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Jakup Krasniqi, i cili mund të paraqesë parashtresat për shqyrtimin e tjetër të paraburgimit deri më 9 gusht të këtij viti ose deri më 19 gusht të këtij viti.

I njëjti vendim vlen edhe për Rexhep Selimin, i cili mund të paraqesë gjithashtu parashtresat për shqyrtimin tjetër të masës së paraburgimit deri në datat e lartëcekura.

Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi gjenden në paraburgim në Hagë që nga muaji nëntor i vitit të kaluar.Reklamë

Në aktakuzën e Gjykatës Speciale, Krasniqi akuzohet për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, akte të tjera çnjerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje, vrasje të paligjshme dhe zhdukje me forcë të personave, ndërsa Selimi akuzohet për vepra penale që kanë të bëjnë me krime lufte gjithashtu si ndalim i paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje.

Veprat për të cilat akuzohen Krasniqi e Selimi, sipas Dhomave të Specializuara dyshohet se janë kryer midis viteve 1998-1999.