Ja sa vendvotime janë rinumëruar deri më tani në QNR

14.11.2019

Dje pasdite filloi procesi i rinumërimit të 1 mijë e 4721 vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), ndërsa KQZ bëri të ditur se deri mbrëmë janë rinumëruar 50 të tilla, po ashtu edhe sot është duke vazhduar dita e dytë e rinumërimit. Burim Ahmeti për arbresh.info ka thënë se në QNR është duke […]

Ja sa vendvotime janë rinumëruar deri më tani në QNR Foto: Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR)

Dje pasdite filloi procesi i rinumërimit të 1 mijë e 4721 vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), ndërsa KQZ bëri të ditur se deri mbrëmë janë rinumëruar 50 të tilla, po ashtu edhe sot është duke vazhduar dita e dytë e rinumërimit.

Burim Ahmeti për arbresh.info ka thënë se në QNR është duke u punuar me intensitet të lartë të punës dhe sipas tij pritet që për dy javë të përfundoj i gjithë procesi i rinumërimit të 1472 vendvotimeve.

Po ashtu Ahmeti ka bërë të ditur se në QNR nga djeri deri më tani janë rinumëruar 82 vendvotime dhe ai tha se në rinumërim do të shkojnë më pak se 1472 vendvotime, numër ky që ishte caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Kurse për këtë proces në QNR janë angazhuar rreth 250 persona dhe se këta punojnë me dy ndërrime duke filluar nga ora 08:00.