Ja në cilën ditë fillon rinumërimi i votave të 303 vendvotimeve

09.10.2019

Ka përfunduar i gjithë procesi i numërimit të votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), por tri subjekte politike kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për rezultatet preliminare. LDK, Nisma dhe PDK kishin bërë kërkesë në PZAP që të bëhet rinumërimi i votave në tërë Kosovë për shkak se mendohet të jetë bërë ndonjë gabim teknik, por […]

Ja në cilën ditë fillon rinumërimi i votave të 303 vendvotimeve Foto: Ilustrim

Ka përfunduar i gjithë procesi i numërimit të votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), por tri subjekte politike kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për rezultatet preliminare.

LDK, Nisma dhe PDK kishin bërë kërkesë në PZAP që të bëhet rinumërimi i votave në tërë Kosovë për shkak se mendohet të jetë bërë ndonjë gabim teknik, por dje KQZ ka vendosur që të mos bëhet asnjë rinumërim, por siç duket sot ky institucion ka ndryshuar mendje.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mënyrë unanime ka vendosur që të miratojë rekomandimin e Qendrës së Rinumërimit që të rinumërohen 303 vendvotime në të cilat ka pasur gabime teknike në formularët në të cilët janë bartur votat.

Ndërsa ky rinumërim i 313 vendvotimeve nga komuna të ndryshme do të fillojë të enjten pasdite. Lajmi është konfirmuar për Indeksonline nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Të enjten pasdite do të fillojë rinumërimi i vendvotimeve për të cilat mori vendim KQZ-ja”, tha Elezi.

Po ashtu Elezi tha se procesi i rinumërimit të votave do të marrë kohë disa ditë dhe ky proces do të zhvillohet në prezencë të mediave dhe të vëzhguesve.

“S’po flitet për manipulim, por për një gabim teknik që ka ndodhur, për shkak të shtypjes së gabueshme të formularëve. Duhet të deklarohet publikisht e të mos fshihemi. Formularët janë shtypur gabimisht. I kujt është faji do të zbulohet gjatë ditëve të ardhshme. Sekretariati është bartës i shtypjes të cilët janë shpërndarë në të gjithë Kosovën”, tha Daka në mbledhjen e KQZ-së

Po ashtu ajo tha se: “Janë shpërndarë të njëjtit formularë dhe të njëjtit e kanë pasur gabimin teknik që subjektet të cilat ishin të renditura në fletëvotimin, dhe në formular, por subjektit të parë i mungon rubrika. Për rrjedhojë të kësaj, disa komisionarë të cilëve iu ka ndez llamba, i kanë shkruar me saktësi, por disa të tjerëve që s’iu ka ndez llamba kanë vazhduar nga subjekti i dytë dhe kanë krijuar një huti”, ka thënë Daka në mbledhjen e KQZ-së./Indeksonline/