Ja kur mund t’i tërheqin qytetarët 10% të kursimeve pensionale nga Trusti

12.10.2020

Pas kalimit në leximin e parë të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, ka reaguar Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Trust). Trusti bënë të ditur të gjithë kontribuuesit se detajet për aplikim do të bëhen të ditura pas kalimit të këtij projektligjit në lexim të dytë dhe dekretimit nga presidenti. “Ligji i rimëkëmbjes ekonomike që mundëson […]

Ja kur mund t’i tërheqin qytetarët 10% të kursimeve pensionale nga Trusti Foto: SuharekaOnline

Pas kalimit në leximin e parë të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, ka reaguar Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Trust).

Trusti bënë të ditur të gjithë kontribuuesit se detajet për aplikim do të bëhen të ditura pas kalimit të këtij projektligjit në lexim të dytë dhe dekretimit nga presidenti.

“Ligji i rimëkëmbjes ekonomike që mundëson tërheqjen prej 10%, ka kaluar sot (12.10.2020) në lexim të parë.

Parlamenti duhet të kalojë ligjin edhe në leximin e dytë.Pas leximit të dytë ligji duhet të dekretohet nga Presidenti.

Në momentin që dekretohet ligji nga Presidenti, detajet për aplikim do të bëhen të ditura në mjete të informimit” thuhet në njoftimin e Trustit.