Edhe pse Gjykata Supreme ka miratuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për të numëruarvotat e diasporës.

Bëhet fjalë për 4 mijë e 639 votave të ardhura nga diaspora të pranuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga data 08.10.2019 deri më datë 11.10.2019.

Por edhe pse Supremja e ka miratuar këtë kërkesë, ky vendim tani është në duart e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ku pritet që ky institucion të mblidhet të hënën për të marrë vendimin për numërimim e votave të mërgatës, raporton KTV.

Ndryshe sot ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta, ato të diasporës pritet të fillojnë pas vendimit të PZAP.

Miratimin e kësaj kërkese e bërë nga Lëvizja Vetëvendosje e ka konfirmuar edhe përfaqësuesi i VV-së në KQZ, Adnan Rrustemi.

“Gjykata Supreme miraton ankesën e Lëvizjes për numërimin e votave të mërgatës.Mijëra fletëvotime të bashkatdhetarëve të mbajtura të bllokuara do të numërohen”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Në vendimin që e ka postuar Rrustemi në Facebook thuhet se “Gjykata Supreme konsideron se vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) duhet të anulohet, duke e kthyer çështjen në rivendosje”.