Ja kur do të nënshkruhet marrëveshja për bashkëqeverisje mes LDK dhe LVV

21.10.2019

Tema më e përfolur ditëve të fundit është koalicioni mes LDK-së dhe LVV-së, se kur do të ndodh një gjë e tillë si dhe a ka mundësi të mos ndodhë ky koalicion paszgjedhor. Së fundmi, Agim Bahtiri i cili është kryetari i Komunës Jugore të Mitrovicës, i cili u largua nga AKR-ja dhe iu bashkua […]

Ja kur do të nënshkruhet marrëveshja për bashkëqeverisje mes LDK dhe LVV Foto: Ilustrim

Tema më e përfolur ditëve të fundit është koalicioni mes LDK-së dhe LVV-së, se kur do të ndodh një gjë e tillë si dhe a ka mundësi të mos ndodhë ky koalicion paszgjedhor.

Së fundmi, Agim Bahtiri i cili është kryetari i Komunës Jugore të Mitrovicës, i cili u largua nga AKR-ja dhe iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ka folur edhe për marrëveshjen për bashkëqeverisje mes LDK-së dhe LVV-së.

Bahtiri në një përgjigje të shkurtë për GazetaBlic tha se ky koalicion pritet të ndodhë në javën e parë të muajit të ardhshëm (Nëntor).

“Eshtë i përfunduar dhe ky koalicion pra LDK-LVV do të ndodhë. Lus analistët dhe mediat të mos spekulojnë me këtë gjë pasi kjo është një çështje e mbaruar. Koalicioni pritet të ndodhë në javën e parë të muajit të ardhshëm” ka theksuar Bahtiri.

Kujtojmë se LDK kishte deklaruar se si parti nuk do të ndërmarrim as edhe një veprim më të vogël pa u bërë numërimi i plotë i votave si dhe certifikimi i rezultatit zgjedhor nga KQZ-ja.

Ndërsa të dyja partitë LVV dhe LDK kanë ngritur grupet punuese respektive të cilët janë takuar disa herë, por pa finalizuar një marrëveshje konkrete e cila dërgon drejt koalicionit./GazetaBlic/