08.11.2019, 13:06

Ja kur do të dalin pagat me rritje të muajit dhjetor

Sektori publik që nga muaji dhjetor do të marrin pagat me rritje sipas Ligjit për paga, por edhe këto paga do të dalin pa vonesa edhe pse do të jenë me rritje.

Madje për shkak të festave të fundvitit, punëtorët në sektorin publik të cilët punojnë në institucione të Republikës së Kosovës do të marrin më herët pagat sesa zakonisht.

Këtë e ka konfirmuar edhe këshilltari i ministrit të Financave në largim, Lulzim Rafuna, i cili për IndeksOnline tha se pagat me rritje të muajit dhjetor do të dalin 2 deri në 3 ditë para 31 dhjetorit, festës së Vitit të Ri.

Ndërsa, festë zyrare në Kosovë në dhjetor është edhe data 25, festa e Krishtlindjeve.

LEXO EDHE:  Gjykata Supreme ka fjalën e fundit për (mos)hyrjen e NISMA-AKR-PD në parlament

“Pagat do të dalin siç kanë dal dal gjithëherë, nu do të ketë asnjë vonesë. Zakonisht pagat kanë dal para festiave të fund vitit, edhe këtë herë do të dalin 2-3 ditë më herët. Nuk do të ketë implikime buxhetore”, ka thënë Rafuna

Numri i punëtorëve që paguhen nga buxheti i Kosovës është rreth 82 mijë dhe paga mesatare në sektorin publik, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për vitin 2018 ishte 573 euro. Kurse në sektorin privat, që llogaritet të ketë rreth 250 mijë punëtorë, 410 euro është paga mesatare.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.