Italia shton Kosovën në listën e vendeve me rrezik, ndalon hyrjen dhe tranzitin

Ambasada e Kosovës në Itali ka bërë të ditur se është përditësuar lista e vendeve me rrezik me ç’rast kësaj liste i janë shtuar edhe Kosova, Mali Zi dhe Serbia.

Sipas njoftimit të ambasadës thuhet se të gjithë ata qytetarë që kanë vizituar ndonjërin prej këtyre shteteve brenda 14 dite, u ndalohet hyrja dhe tranziti në territorin italian.

“Njoftim‼️
Italia perditesoi sot listën e vendeve në rrezik, duke shtuar Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë.

Të gjithë ata qytetar që kanë qëndruar/vizituar këto shtete gjatë 14 ditëve të fundit, u ndalohet hyrja dhe tranziti në territorin italian” thuhet në njoftim.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.