Italia dërgon profesionist shëndetësor për ta ndihmuar Kosovën

07.09.2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se në Kosovë kanë arritur profesionistët shëndetësor nga Italia që do të angazhohen në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës/ SHSKUK, me përvojën e tyre për të na ndihmuar në menaxhimin e situatës epidemiologjike. Zemaj ka treguar se shteti Italian po vazhdon ta mbështesë Kosovën […]

Italia dërgon profesionist shëndetësor për ta ndihmuar Kosovën Foto: Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se në Kosovë kanë arritur profesionistët shëndetësor nga Italia që do të angazhohen në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës/ SHSKUK, me përvojën e tyre për të na ndihmuar në menaxhimin e situatës epidemiologjike.

Zemaj ka treguar se shteti Italian po vazhdon ta mbështesë Kosovën për ta përballuar pandeminë me COVID-19, sot kanë arritur profesionistët shëndetësorë të cilët do të angazhohen në SHSKUK, ku me përvojën e tyre do t’i dalin në ndihmë personelit shëndetësor për të menaxhuar situatën epidemiologjike, njofton SuharekaOnline.

Gjithashtu Zemaj ka treguar se për këtë, javë më parë kanë bërë kërkesë të veçantë, si dhe marrëveshje përkatëse me palën italiane për të cilën e falënderojnë ambasadorin Nicolas Orlando dhe shtetin mik të Italisë.

Po ashtu Zemaj ka theksuar se përveç ndihmës së ekspertëve italian dhe miqve të tjerë ndërkombëtar, po vazhdojn të rrisin kapacitetet, po aktivizojn klinika të caktuara me infrastrukturën e nevojshme.
“Së shpejti do ta krijojmë spitalin ANTI COVID me kapacitet prej 450 – 500 shtretër me standardet më të reja”.

Ministri Zemaj ka thënë se Kosova po përgatitet edhe për fillimin e viti të ri shkollor dhe stinës së vjeshtës që të mund të ballafaqohemi me çdo skenar.

Gjithashtu Zemaj ka thënë se Kosova është me fat që ka miq dhe partner të tillë.