Isufi: Në plan ngritja e pagave në FSK

17.04.2022

Isufi theksoi se një ndër objektivat primare është edhe ngritja e pagave për ushtarët. “Ndër objektivat edhe të ministrit Mehaj, jo vetëm objektivit vjetor, por 4-vjeçar të tij është përmirësimi i mirëqenies ekonomike të pjesëtarëve të FSK-së dhe përmirësimi edhe i kushteve të shërbimit, të edukimit, të trajnimit, të akomodimit, të ushqimit dhe transportit. Brenda […]

Isufi: Në plan ngritja e pagave në FSK Foto: Ilustrim

Isufi theksoi se një ndër objektivat primare është edhe ngritja e pagave për ushtarët.

“Ndër objektivat edhe të ministrit Mehaj, jo vetëm objektivit vjetor, por 4-vjeçar të tij është përmirësimi i mirëqenies ekonomike të pjesëtarëve të FSK-së dhe përmirësimi edhe i kushteve të shërbimit, të edukimit, të trajnimit, të akomodimit, të ushqimit dhe transportit. Brenda kësaj periudhe ministri Mehaj është zotuar që do të angazhohet maksimalisht dhe do të ketë në prioritet mirëqenien e pjesëtarëve të FSK-së jo vetëm në këto aspekte, por edhe me fokus e ka ngritjen e pagave dhe kompensimeve të tjera që aktualisht është shqetësim i të gjithëve” tha ai për EkonomiaOnline.

Koloneli Isufi shtoi janë të vendosur të mbrojnë sovranitetin shtetëror e të japin kontribut në kuadër të operacioneve paqeruajtëse në krah të ShBA-së dhe aleatëve të tjerë.

“Orientimi jonë nuk është që ne të intervenojmë ndaj askujt, ne jemi të vendosur që të kryejmë detyrat tona që janë mbrojtja e sovranitetit shtetëror, integritetit territorial dhe pavarësisë së vendit. Kjo është detyrë ligjore, ky është misioni jonë kushtetues dhe ne nga ky detyrim nuk zmbrapsemi, por jemi të vendosur deri në fund që këtë detyrim ta kryejmë me përkushtimin maksimal. Ne jemi deklaruar dhe jemi duke e dëshmuar çdo ditë se si konsumues të sigurisë Republika e Kosovës ka shprehur gatishmërinë dhe është e gatshme në çdo moment prej një konsumuesi të sigurisë të jetë eksportues i sigurisë. Ne punojmë vazhdimisht në atë drejtim që të krijojmë aftësi dhe kapacitete ushtarake të cilat përveç detyrimeve tona kushtetuese dhe ligjore të krijojmë forcë të ndërvepruese, ushtri me kapacitete me forcat partnere dhe aleate të NATO që të kemi mundësi efektivisht të japim kontributin tonë në kuadër të operacioneve paqeruajtëse dhe të stabilitetit kudo që vlerësohet edhe është e nevojshme në krah të ShBA dhe aleatëve tjerë tanë të dëshmuar tashmë historikisht”.

Isufi, tha se janë futur në fazën e dytë të procesit 10-vjeçar të tranzicionit dhe se sa i përket fazës së parë janë realizuar me sukses të gjitha aktivitetet e planifikuara.

“Forca e Sigurisë së Kosovës, paralelisht me Ministrinë e Mbrojtjes tashmë jemi futur në fazën e dytë të procesit të tranzicionit 10-vjeçar. Procesi është duke shkuar sipas dinamikës së planifikuar. Aktivitetet e planifikuara për periudhën e fazës së parë veç janë realizuar me sukses të plotë. Tash jemi fut në fazën e dytë edhe në bazë të të gjitha përgatitjeve, planifikimeve, e në bazë të informacioneve që i kemi në të gjitha nivelet që nga niveli i ministrisë e deri te niveli i njësisë më të vogël në FSK, procesi i transformimit është duke u realizuar sipas dinamikës që e kemi planifikuar”.

Isufi thotë se ndër politikat kryesore është edhe thellimi i bashkëpunimit ndërkombëtar me fokus anëtarësimi në NATO.

“Ne punojmë edhe angazhohemi edhe një ndër politikat kryesore të Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj është thellimi dhe zgjerimi i bashkëpunimit ndërkombëtar me fokus integrimi euroatlantik e jo vetëm të komponentëve tona institucionale, por integrimin euroatlantik të Republikës së Kosovës si shtet. Kemi sinjale shumë të mira sa i përket domenit të diplomacisë së mbrojtjes jemi në rrugë të mbarë dhe vlerësojmë se është bërë një punë e mrekullueshme, një punë e shkëlqyeshme që do të jetë një potencial që do të shtyj komplet diplomacinë shtetërore, atë angazhim të institucioneve të Republikës së Kosovës për të avancuar në drejtim të integrimeve euroatlantike. Synimi jonë si shtet, synim kombëtar, synim strategjik është anëtarësimi në NATO dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian”.

Koloneli thotë se FSK-ja i posedon të gjitha resurset si ato njerëzore e materiale në hap me procesin e zhvillimit.

“Sa i përket kapaciteteve të armatimit të sistemeve të mbrojtjes së Forca e Sigurisë së Kosovës, disponon edhe resurset njerëzore edhe resurset materiale, edhe resurset infrastrukturore. Edhe ato që i kemi në shfrytëzim për stërvitje dhe operacione. FSK-ja disponon nga të gjitha këto resurse në kohezion të procesit zhvillimor të saj në të cilin stad edhe aktualisht jemi”.