“Ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, Osmani viziton ushtarët amerikanë që shërbyen në kohën e sulmit në veri

11.05.2024

Presidentja Vjosa Osmani ka vizituar ushtarët amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit, që kanë shërbyer në Kosovë, në kohën e sulmit të agresionit nga Serbia vitin e kaluar.

“Ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, Osmani viziton ushtarët amerikanë që shërbyen në kohën e sulmit në veri Foto: Ilustrim

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Republikën e Kosovës”, ka thënë se ishte mesazhi që dëgjoi nga ta.

Osmani tha se Kosova është e bekuar që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gra e burra nga ushtria amerikane për 25-vjet shërbyen me devotshmëri për lirinë dhe paqen, e edhe sot vazhdojnë të qëndrojnë bashkë me ne në mbrojtje të shtetit dhe kufijve tanë. Prandaj dje i vizitova për t’ju shprehur falënderime në emër të popullit të Kosovës. Kosova është e bekuar që e ka këtë mbështetje.”, ka shkruar Osmani.