Ish-kryetari i Prizrenit dënohet me 1 vjet burgim me kusht

19.12.2018

Sot, Gjykata e Gjilanit ndaj ish-kryetarit të Prizrenit Ramadan Muja, ka shpallur verdiktin, po ashtu ata shpallën verdiktin edhe për ish zyrtarët e tjerë të kësaj komune të akuzuar bashkë me të për disa vepra penale për arsye të keqpërdorimit të detyrës dhe autoritetit zyrtar. Ish-Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja për pikën 1 të akuzës […]

Ish-kryetari i Prizrenit dënohet me 1 vjet burgim me kusht Foto: Ilustrim

Sot, Gjykata e Gjilanit ndaj ish-kryetarit të Prizrenit Ramadan Muja, ka shpallur verdiktin, po ashtu ata shpallën verdiktin edhe për ish zyrtarët e tjerë të kësaj komune të akuzuar bashkë me të për disa vepra penale për arsye të keqpërdorimit të detyrës dhe autoritetit zyrtar.

Ish-Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja për pikën 1 të akuzës është liruar dhe është shpallur i pafajshëm, kurse për pikën 2 dhe 3 të akuzës Ramadan Muja është dënuar me dënim unik me burgim prej 12 muajve me kusht që brenda dy vitëve mos të kryej vepër tjetër penale.

Kurse, i akuzuari Minir Krasniqi është dënuar me 6 muaj burgim me kusht që brenda një viti mos të kryej vepër tjetër penale, ndërsa Avni Ademaj, u dënua me 5 muaj burgim me kusht që brenda 1 viti mos të kryej vepër të re penale, po ashtu edhe Sadik Paçarizi u dënua me burgim prej 6 muajve me kusht që për një vit mos të kryej vepër të re penale.

Për pikën e 4, ishte refuzuar akuza sepse është parashkruar vepra penale për këtë akuzë, megjithatë të gjithë të akuzuarit nuk ndodheshin në sallën gjatë shpalljes së vendimit të trupit gjykues, po ashtu ka munguar edhe prokurori i Prokurorisë Speciale.