Ish-Kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna, i bashkohet Vetëvendosjes

16.11.2020

Ish-Kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje. Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari i këtij subjekti, Albin Kurti, përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e tij në facebook, ndërsa ka përshkruar në detaje veprimtarinë e Sokol Dobrunës. “Ish-Kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna, sot […]

Ish-Kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna, i bashkohet Vetëvendosjes Foto: Ilustrim

Ish-Kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari i këtij subjekti, Albin Kurti, përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e tij në facebook, ndërsa ka përshkruar në detaje veprimtarinë e Sokol Dobrunës.

“Ish-Kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna, sot na u bashkua në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Në vitin 1961 ishte student në Zagreb, mirëpo u detyrua t’i ndërprejë studimet atje e t’i përfundojë në Fakultetin Juridik në Prishtinë, për shkak se familja e tij konsiderohej politikisht e papërshtatshme në ish Jugosllavi. Baca Sokol është ish i burgosur politik dhe veprimtar i kahmotshëm i çështjes kombëtare, pjesëmarrës në lëvizje e organizata të ndryshme legale e ilegale të kohës. Në dimrin e ashpër 1998/1999, jemi takuar në Shtab të Përgjithshëm në malet e Berishës kur Adem Demaçi përfaqësonte dhe mbronte UÇK-në duke udhëhequr zyren e saj në Prishtinë. Gjatë luftës, Baca Sokol asnjë ditë të vetme nuk ka qenë jashtë Kosovës dhe e ka ecur në këmbë Kosovën nga Shala e Bajgora deri në Vrri të Prizrenit. Me tetë dekadat e jetës së tij ai është dëshmi e gjallë se është e mundur të plakesh duke qenë edhe patriot edhe i ndershëm” ka shkruar Kurti.