Ish-kryetari i Bordit të Trustit: Të mos shkatërrohet ky institucion për një grusht votash

26.05.2022

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se personat që do t’i tërheqin tani paratë do të kenë probleme financiare në kohën e pleqërisë. “Trusti nuk duhet të shkatërrohet për një moment me disa vështirësi ekonomike ose për një grusht vota. Do t’i ballafaqoni njerëzit në kohën e pensionit si […]

Ish-kryetari i Bordit të Trustit: Të mos shkatërrohet ky institucion për një grusht votash Foto: Ilustrim

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se personat që do t’i tërheqin tani paratë do të kenë probleme financiare në kohën e pleqërisë.

“Trusti nuk duhet të shkatërrohet për një moment me disa vështirësi ekonomike ose për një grusht vota. Do t’i ballafaqoni njerëzit në kohën e pensionit si mos ma keq. Nuk bëhet zgjidhje e problemeve sociale me pronë të huaj. Deputetë ‘JU JENI PËRGJEGJËS’ me hap perspektivë, jo me cenu të drejtën e kursyesve, gjoja se ju po bëni punë të madhe”.

“Nesër kur këtë institucion kredibil ta shndërroni sikur të gjitha të tjerat: rruga e vetme mbetet ta sulmoni njëri-tjetrin e të gjeni fajtorin. Ndërkaq, ky institucion do të shndërrohet në lëngatë që s’do ia gjeni ilaçin!”, ka thënë Havolli.