Ish-Kryeministri Haradinaj uron besimtarët musliman për festën e Kurban Bajramit

Ish-Kryeministri Haradinaj uron besimtarët musliman për festën e Kurban Bajramit
Çlirim Gashi

10.08.2019 / Lajme

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në prag të festës së Kurban Bajramit.

“Besimi në të mirën dhe sakrifica për të tjerët janë virtyte të popullit tonë”, shkruan Haradinaj në profilin e tij në ‘Facebook’.

“Sot, në prag të Bajramit të Vogël, në këtë natë të madhe, gjithë besimtarëve të fesë Islame, u përcjellë urimet më të përzemërta për këtë festë, të gëzimit, respektit e solidaritetit”.

“Uroj që ky mesazh të përcillet gjeneratë pas gjenerate, duke ndarë të mirën dhe duke dëshmuar humanizmin, si vlerë e jona e patjetërsueshme. Me fat”.

RAPORTO