Ish-komandanti i UÇK-së niset drejt Gjykatës Speciale
Azem Syla, ish-Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është nisur drejt Hagës për intervistim nga Gjykata Speciale. Atje shkon si i dyshuar për veprimtarinë e tij gjatë dhe pas luftës. Shkuarjen në Hagë e ka konfirmuar Ismail Syla, Këshilltar i Presidentit Thaçi. “Çdo gjë në këtë botë ka dy anë të medaljes. Jeta […]
Azem Syla, ish-Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është nisur drejt Hagës për intervistim nga Gjykata Speciale. Atje shkon si i dyshuar për veprimtarinë e tij gjatë dhe pas luftës.
Shkuarjen në Hagë e ka konfirmuar Ismail Syla, Këshilltar i Presidentit Thaçi.
“Çdo gjë në këtë botë ka dy anë të medaljes. Jeta e arsimtarit, profesorit, ish të burgosurit politik, luftëtarit të lirisë Azem Syla, nga cila do anë ka vetëm një të vërtetë – përkushtimin jetësor pë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Gjithmonë faqebardhë. Kudoqoftë. Do të kthehesh faqebardhë edhe pas këtij udhëtimi drejt Hagës”, ka shkruar Syla.
Deri më tash, shumica e anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së janë intervistuar nga Gjykata Speciale. Ende asnjërit s’i është ngritur aktakuzë.
Gjykata Speciale ishte themeluar me vendin të Kuvendit të Kosovës pas presionit ndërkombëtar.
Kjo gjykatë merret me zbardhjen e krimeve që kanë ndodhur gjatë viteve 1998-2000. Përfshirë, pra, kohën e para luftës dhe pas luftës.