Ish-eprori i lartë i UÇK-së intervistohet nga Gjykata Speciale

18.09.2019

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Maloku, ka bërë të ditur se e ka kryer obligimin e tij para drejtësisë duke e përfunduar intervistimin nga Prokuroria e Gjykatës Speciale. Naim Maloku sot është intervistuar nga Prokuroria e Gjykatës Speciale. Intervistimi i tij është kryer në Gjykatën e Qarkut, në Lubjanë, aty ku […]

Ish-eprori i lartë i UÇK-së intervistohet nga Gjykata Speciale Foto: Ilustrim

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Maloku, ka bërë të ditur se e ka kryer obligimin e tij para drejtësisë duke e përfunduar intervistimin nga Prokuroria e Gjykatës Speciale.

Naim Maloku sot është intervistuar nga Prokuroria e Gjykatës Speciale. Intervistimi i tij është kryer në Gjykatën e Qarkut, në Lubjanë, aty ku po jeton tashti Maloku.

Ai këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

“Ju njoftoj qe sot, para pak çastesh, e kreva obligimin tim para Drejtësisë së Shtetit tim Kosovës duke e përfunduar intervistimin nga Prokuroria e Gjykatës Speciale me seli në Hagë”.

Njoftimi i plotë i Malokut:

Bashkëluftëtarë të mi, familjarë dhe miq!

Ju njoftoj qe sot, para pak çastesh, e kreva obligimin tim para Drejtësisë se Shtetit tim Kosovës duke e përfunduar intervistimin nga Prokuroria e Gjykatës Speciale me seli në Hagë.

Intervistimi është kryer në Gjykatën e Qarkut të Lubjanës, në prezencën dhe udhëheqjen e gjyqtares së kësaj gjykate si edhe konform ligjeve dhe juridiksionit slloven.

Unë dhe Prokuroria Speciale ishim palë të barabarta në gjykatë.

E falënderoi Gjykatën e Qarkut të Lubjanës dhe shtetin slloven për korrektësinë dhe mbrojtjen e të drejtave të mia si palë!

Lubjanë, 18.09. 2019