Ish-deputetja e Shqipërisë ka vizituar sot Lëvizjen Vetëvendosje

12.10.2019

Ish-deputetja e Kuvendit të Shqipërisë nga radhët e PDIU, Mesila Doda, ka vizituar sot zyret e Vetëvendosjes ku i ka uruar ata për triumfin në zgjedhje. Për këtë ka njoftuar zyrtarja e VV-së, Albulena Haxhiu, e cila e ka quajtur të këndshëm vizitës e Mesila Dodës në Vetëvendosje. Kujtojmë se ish-deputetja Doda në një debat […]

Ish-deputetja e Shqipërisë ka vizituar sot Lëvizjen Vetëvendosje Foto: Ilustrim

Ish-deputetja e Kuvendit të Shqipërisë nga radhët e PDIU, Mesila Doda, ka vizituar sot zyret e Vetëvendosjes ku i ka uruar ata për triumfin në zgjedhje.

Për këtë ka njoftuar zyrtarja e VV-së, Albulena Haxhiu, e cila e ka quajtur të këndshëm vizitës e Mesila Dodës në Vetëvendosje.

Kujtojmë se ish-deputetja Doda në një debat televiziv deshi ta godiste me shishe Baton Haxhiun, për shkak të debatit rreth kufijve të Kosovës.