03.09.2019, 12:58

Ish-deputetja e AAK-së intervistohet më 18 shtator nga Gjykata Speciale

Në vazhdën e intervistimeve dhe ftesave nga Gjykata Speciale, para një muaje ishte ftuar ish-deputetja e AAK-së, Time Kadriaj e cila do të intervistohet më 18 shtator nga kjo gjykatë.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, kolegu i saj nga AAK, Shkumbin Demaliaj.

Ai është shprehur i bindur se Kadriaj në Hagë do t’i mbrojë vlerat e UÇK-së.

Ky është postimi i tij në Facebook:

Padrejtësitë po na përcjellin vazhdimisht..!!
Gjykata speciale po sulmon vlerat sublime të UÇK-së duke mos kursyer edhe motrat tona që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në luftën çlirimtare..!!
Doktorresha Time Kadriaj me 18 shtator është ftuar që të intervistohet para kêsaj gjykate..!!
Bashkëluftëtarja jonë Time Kadriaj ashtu siq ishte në luftë ballëlartë edhe tani do të dalë ballëhapur në mbrojtje të UÇK-së..!!

Mburret gjithë shqiptaria me veprën tënde doktorreshë.

Kadrijaj ka shërbyer në UÇK si mjeke në spitalet ushtarake në zonën e Dukagjinit.

LEXO EDHE:  Skenarët që mund të fshihen prapa dialogut
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.