Ish-avokati i Gotovinës pranon emërimin si mbrojtës i Hashim Thaçit në Speciale

22.05.2021

Gregory W. Keohe do të jetë avokati i ri i ish-presidentit Thaçi në Gjykatën Speciale. Keohe do ta zëvendësoj avokatin, David Hooper i cili ishte mbrojtës i Thaçit në procedurën e deritanishme paragjyqësore. Gregory Keohe tanimë edhe zyrtarisht do të jetë avokati i ri i Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale, shkruan lajmi.net. Dhomat e Specializuara […]

Ish-avokati i Gotovinës pranon emërimin si mbrojtës i Hashim Thaçit në Speciale Foto: Ilustrim

Gregory W. Keohe do të jetë avokati i ri i ish-presidentit Thaçi në Gjykatën Speciale. Keohe do ta zëvendësoj avokatin, David Hooper i cili ishte mbrojtës i Thaçit në procedurën e deritanishme paragjyqësore.

Gregory Keohe tanimë edhe zyrtarisht do të jetë avokati i ri i Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale, shkruan lajmi.net.

Dhomat e Specializuara të Gjykatës e kanë futur emrin e Keohe në listën e avokatëve të akredituar të këtij institucioni. Emri i tij, tanimë figuron në listën e 206 avokatëve që kanë të drejtë të përfaqësojnë palët në DSK.

Lajmi për kërkesën e Thaçit për caktimin e Keohe si avokat të tij u publikua dje në mediat vendore. Ndërkaq, ai ka pranuar kërkesën e ish-presidentit dhe ka njoftuar zyrën e Mbrojtjes për emërimin e tij.

“Kehoe konfirmoi për Zyrën e Mbrojtjes se ai ishte thirrur me një kërkesë për të përfaqësuar Z. Thaҫi dhe se ai do të pranonte emërimin”, thuhet në shkresë.

Në  shkresën të cilën e ka parë lajmi.net, shihet që David Hooper, ka dhënë zotimet e tij se do t’i ndihmojë Keohes në kontekstin e dorëzimit të dosjes dhe materialeve të deritanishme të cilat kanë të bëjnë me rastin e Thaçit në Gjykatë.

Hooper ishte caktuar më 5 nëntor avokat i ish-presidentit Thaçi zyrtarisht, teksa deri më tani ka pasur disa paraqitje në Konferencat për ecurinë e çështjes, shkruan tutje lajmi.net.

Por kush është Gregory Keohe?

Me më shumë se 30 vjet përvojë, Gregory W. Kehoe ka një praktikë kombëtare dhe ndërkombëtare që përqendrohet në përfaqësimin e individëve, korporatave dhe institucioneve financiare. Kjo përfshin përfaqësimin para gjykatave federale, shtetërore dhe ndërkombëtare.

Kehoe, ka përfaqësuar edhe ish-gjeneralin kroat Ante Gotovina deri në pafajësinë e tij të plotë para Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Kehoe, gjithashtu ka përfaqësuar ish-gjeneralin Mohammed Hussein Ali përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve, gjë që çoi në rrëzimin e të gjtha akuzave që rëndonin mbi të.

Kehoe ka punuar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA si prokuror për mbi 20 vjet me çështje të ndryshme të vendosura në Amerikë, Evropë, Azi dhe Amerikën e Jugut. Ndërsa ka shërbyes edhe si ndihmës i avokatit të shtetit të SHBA-ve. Ai ishte përgjegjës për ndjekjen penale të një numri çështjesh të profilit të lartë që përfshinin institucionet financiare dhe akuzat e mashtrimit të korporatave si dhe akuzat për raketim.

Kehoe gjithasht ka drejtuar ekipin e avokatëve dhe hetuesve që këshilluan Tribunalin Special të Irakut, një gjykatë ad hoc e formuat për të ndjekur penalisht Saddam Hussein dhe anëtarët e ish-regjimit të tij.

Kehoe ka shkollim të lartë në fushën e drejtësisë dhe gjithashtu ka çmime të shumta dhe mirënjohje për punën e tij në çështjet e drejtësisë.