Isabelle Moret: Kosova është një ndër vendet me priorite për investime nga Zvicra

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim presidenten e Këshillit Kombëtar Zviceran, Isabelle Moret.

Pas takimit Vjosa Osmani së bashku me Isabelle Moret kanë mbajtur një konferencë për media ku njoftuan se kanë diskutuar ratifikimin e marrdhënieve mes dy vendeve dhe për dialogun me Serbinë, ku Zvicra do ta ndihmojë Kosovën në këtë drejtim.

Në konferencën për media Presidentja e Këshillit Kombëtar Zviceran Isabelle Moret, tha se Kosova është një ndër vendet me prioritete për investime nga Zvicra.

“Jam e nderuar që mirëpritem këtu gjatë kësaj kohe, ju e thatë se Zvicra ka një diasporë nga 180-200 mijë kosovarë që jetojnë në Zvicër dhe ata investojnë në Kosovë, ata marrin pjesë në jetën politike në zvicër. Falë kësaj diasporë Zvicra është e dyta më i madh si investitor në Kosovë. Kosova është për ne një nder vendet prioritare për zhvillim dhe kemi gjysma miliard franga që janë investuar në Kosovë”, tha ajo.

Rikujtojmë se në muajin tetor të këtij viti CDI Zvicërane në bashkëfinancim me Hidroregjionin Jugor dhe Komunën e Suharekës kanë përuruar ujësjellësin në fshatin Nëpërbisht, projekt ky në vlerë prej 425 mijë euro, ku nga ky ujësjellës do të furnizohen me ujë të pijshëm edhe dy fshatra të tjerë si Maçiteva dhe Reqani, shkruan SuharekaOnline.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.