Lajme

Isa Mustafa për koalicionin: Zgjidhjen e jep Lëvizja Vetëvendosje

Ilustrim

Bisedimet mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kanë rifilluar javën që lamë pas, por as javën e kaluar nuk u arrit asnjë marrëveshje për bashkëqeverisje.

Rreth këtyre bisedimeve ka folur edhe Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa i cili tha se zgjidhjen për koalicion e jep Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe jo Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK).

“Zgjidhjen e japin ata, jo ne”, ka thënë Mustafa duke u larguar nga selia e LDK-së.

Ndryshe ambsadori amerikan, Philip Kosnett dhe ish-shefi i misionit të OSBE’së sot kanë qëndruar në selinë qendrore të LDK-së, ku është takuar me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën si dhe figurat kryesore të kësaj partie.