Isa Mustafa konfirmon takimin me Albin Kurtin, i bindur se marrëveshja arrihet sot

27.01.2020

Java që lamë pas nuk u shoqërua me ndonjë takim ndërmjet kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe kryetarit të VV-së, Albin Kurti. Gjatë këtyre ditëve pati vetëm deklarata dhe ‘ultimatume’ por asgjë konkrete në finalizimin e marrëveshjes. Ndërsa sot pritet të ndodhë takimi mes dy liderëve të këtyre subjekteve politike për mundësinë e arritjes së […]

Isa Mustafa konfirmon takimin me Albin Kurtin, i bindur se marrëveshja arrihet sot Foto: Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa

Java që lamë pas nuk u shoqërua me ndonjë takim ndërmjet kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe kryetarit të VV-së, Albin Kurti.

Gjatë këtyre ditëve pati vetëm deklarata dhe ‘ultimatume’ por asgjë konkrete në finalizimin e marrëveshjes.

Ndërsa sot pritet të ndodhë takimi mes dy liderëve të këtyre subjekteve politike për mundësinë e arritjes së marrëveshjes.

Se takimi do të ndodhë e ka konfirmuar edhe vetë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe se është shprehur i bindur se sot do të arrihet marrëveshja.

“Jemi duke bërë përpjekje për një marrëveshje përfundimtare, takimi do të ndodhë sot, por orën ende nuk e kemi caktuar”, raporton EkonomiaOnline

“Po besojmë që sot do të ndodhë marrëveshja”, tha Mustafa.

Përderisa të dielën ka skaduar fati që Mustafa i kishte dhënë Kurtit, për pranimin e ofertës së fundit të LDK-së.