Isa Mustafa jep dorëheqje nga posti i kryetarit të LDK-së

Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga nga posti i kryetarit të LDK-së gjatë mbledhjes së kryesisë së partisë.  

Sipas burimeve të KOHA brenda LDK-së , Mustafa në fillim të mbledhjes së partisë e ka treguar lajmin para anëtarëve.

Partia e Mustafës ka shënuar humbjen më të thellë në historinë e saj në zgjedhjet e djeshme.

LDK nuk ka fituar në asnjë komunë ndërsa ka humbur thellë edhe në komunat ku udhëheqin zyrtarë të këtij subjekti politik.

Në bazë të rezultatëve të deri tanishme LDK renditet partia e tretë në vend.

Ndërsa, LVV vazhdon të prijë. Aktualisht, LVV numëron 376 mijë e 933 vota, apo 47,88%. Partia e Albin Kurtit ndiqet nga PDK-ja në vend të dytë, e cila aktualisht ka marrë 136 mijë e 681 vota apo 17,36%

RAPORTO