Isa Mustafa ia dërgon me shkrim kundërofertën Albin Kurtit

15.01.2020

Takimi i fundit mes liderit të LVV-së, Albin Kurtit dhe atij të LDK-së, Isa Mustafës u mbajt më 8 janar, por as në këtë takim nuk u arrit ndonjë marrëveshje për bashkëqeverisje. Ndërsa sot Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ia ka dërguar me shkrim Lëvizjes Vetëvendosje ofertën që e kishin bërë […]

Isa Mustafa ia dërgon me shkrim kundërofertën Albin Kurtit Foto: Ilustrim

Takimi i fundit mes liderit të LVV-së, Albin Kurtit dhe atij të LDK-së, Isa Mustafës u mbajt më 8 janar, por as në këtë takim nuk u arrit ndonjë marrëveshje për bashkëqeverisje.

Ndërsa sot Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ia ka dërguar me shkrim Lëvizjes Vetëvendosje ofertën që e kishin bërë në mbledhjen e fundit, pra më 8 janar 2020.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka njoftuar se këtë ofertë e kanë përcjellë me shkrim me kërkesë të kryetarit të LV-së, Albin Kurtit.

“Sot, kryetari i LDK-së z. Mustafa, me kërkesë të kryetarit të LVV-së z. Kurti, i ka dërguar me shkrim propozimin e LDK-së të shpalosur verbalisht në takimin e 8 janarit 2020”, kanë deklaruar nga LDK-ja.

Kujtojmë se dje Vetëvendosja publikoi ofertën e re për LDK-në, ku propozoi rritjen e qeverisë në 14 ministri.