Isa Mustafa e thërret KP të LDK-së të premten, a do ta shpallë kandidatin për kryeministër?

Isa Mustafa e thërret KP të LDK-së të premten, a do ta shpallë kandidatin për kryeministër?

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa përmes një postimi në facebook në emër të LDK-së, ka njoftuar se do të mbledhë Këshillin e Përgjithshëm të partisë, një ditë pas seancës për shpërndarje të Kuvendit të Kosovës.

Sipas Mustafës ftesa e bërë për Këshillin e Përgjithshëm të partisë, në atë takim do të diskutohet për dy pika të rendit të ditës.

Në këto dy pika të rendit të ditës do të diskutohet në pikën e parë për rezultat në zgjedhjet e fundit të përgjithshme dhe lokale si dhe përceptimi publik për LDK-në, ndërsa në pikën e dytë do të bëhet zgjedhja e kryesisë së re të partisë.

Sipas postimit të Mustafës, mbledhja do të mbahet në ditën e premte, në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke filluar prej orës 17:30.

Por as në këtë njoftim nuk është bërë e ditur se a do të shpallet të premten kandidatura për kryeministër nga radhët e kësaj partie.

RAPORTO