Në një ceremoni zyrtare të mbajtur në objektin e IPK-së në Hajvali, Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së, z. Kushtrim Hodaj, mori çelësat e një furgoni të ri, i dhuruar nga z. Giovanni Galzignato, Shefi i Shtyllës së Monitorimit të Misionit EULEX.

Ky donacion vjen si një dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë dhe të frytshëm që ekziston mes IPK-së dhe EULEX-it. Gjatë ceremonisë, të dy zyrtarët theksuan rëndësinë e këtij partneriteti në forcimin e institucioneve të rendit dhe sigurisë në Kosovë.

Kryeshefi Hodaj shprehu mirënjohjen e thellë të IPK-së për këtë donacion, duke theksuar se furgoni i ri do të kontribuojë në përmirësimin e efikasitetit të punës së policisë dhe do të ndihmojë në ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët.

“Ky donacion është një dëshmi e besimit të EULEX-it në punën e IPK-së dhe një njohje e përpjekjeve tona për të ndërtuar një polici më të përgjegjshme dhe efikase,” u shpreh z. Hodaj.

Ndërsa, z. Galzignato theksoi se EULEX-i është i përkushtuar të mbështesë institucionet e Kosovës në rrugën e tyre drejt integrimit evropian. “Ky donacion është një kontribut i vogël në këtë drejtim dhe ne shpresojmë se do të ndihmojë IPK-në të kryejë më mirë detyrat e saj,” tha ai.

Me këtë rast, IPK-ja rikonfirmoi angazhimin e saj për të thelluar bashkëpunimin me EULEX-in dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit dhe sigurisë në vend.