Investimi në kriptovaluta bartë rrezik të lartë, thotë Banka Qendrore e Kosovës

Investimi në kriptovaluta bartë rrezik të lartë, thotë Banka Qendrore e Kosovës
Çlirim Gashi

16.05.2021 / Lajme


Cryptocurrency (kriptovaluta) ose monedha digjitale është një nga temat shumë “trendi” në botën e ICT, në Kosovë gjatë vitit të fundit.

Expedia dhe Microsoft pranojnë disa kriptovaluta, për produktet dhe shërbimet e tyre, në Kosovë janë disa tregje të automjeteve, dyqane të kompjuterëve dhe biznese tjera të vogla që pranojë monedha digjitale.

Në Kosovë tashmë ka në përdorim edhe bankomat të kriptovalutave.

Ata funksionojnë ngjashëm me shërbimet e këmbimit tregtarë, pranojnë para të gatshme në këmbim të kriptovalutave, dhe kriptovaluta në këmbim të parave të gatshme.

Cryptocurrency është para dixhitale. Funksionon në bazë të algoritmeve kriptografike. Ajo ka të gjitha karakteristikat e një monedhe reale, përveç që autoriteti i shtetit nuk qëndron pas tyre dhe ato ekzistojnë vetëm në formë elektronike.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, kriptovalutat nuk janë të regjistruara lokalisht, dhe nëse ndonjë qytetar humb para, askush nuk garanton kthimin e tyre.

Madje, ky institucion nuk e ka në plan që të merret aktualisht as me hartimin e ndonjë kornize ligjore, që do të mund të fuste në kontroll qarkullimin e kësaj monedhe në Kosovë.

“Qarkullimi i kripto valutave / parave virtuale, nuk është i rregulluar me kornizën ligjore apo rregullative të BQK-së në fuqi.

Pasi kripto valutat / paratë virtuale nuk janë të rregulluara, BQK-ja nuk mund të ndaloj qarkullimin e tyre.

Gjithashtu, BQK përmes publikimeve të mëhershme ka paraqitur qëndrimin e saj, i cili është në linjë me bankat qendrore të vendeve tjera dhe i cili vazhdon të jetë i njëjtë, se investimi në këto valuta bartë rrezik të lartë për shkak të luhatjeve të mëdha të vlerës së tyre në treg, prandaj personat që investojnë në këto valuta duhet të kenë parasysh se mund të pësojnë humbje të mjeteve të investuara”, ka thënë për lajmi.net, Kushtrim Ahmeti, zëdhënës i BQK-së.

RAPORTO