Investimet e huaja në Kosovë, Ujkani: Gjermania vazhdon të jetë vendi kryesor

20.06.2024

Drejtori i Këshillit të investitorëve Evropianë, Emrush Ujkani në RTV21 sa i përket investimeve në Kosovë Gjermania vazhdon të jetë vendi kryesor.

Investimet e huaja në Kosovë, Ujkani: Gjermania vazhdon të jetë vendi kryesor Foto: Ilustrim

”Duke qenë një treg jo edhe shumë i madh Kosova, Gjermania vazhdon të jetë vendi kryesor”, tha Ujkani.

Ai tutje tha se në kuadër të Këshillit të Invesitorëve po përpiqen që të tërheqën sa më shumë invesitorë edhe nga vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njohin Kosovën, këtu me theks të veçantë Ujkani përmedi Qipron dhe Spanjën.

Veç Gjermanisë, sipas Ujkanit edhe kompanitë Franceze janë mjaft invesitore në Kosovë.

”Mendoj byrokracitë e tepruara nganjëherë dalin të jenë pengesa që pak kush i pret”, tha Ujkani teksa i quajti të pajustifikueshme.