Interesim i madh për viza gjermane, 68 mijë sosh u lëshuan për dy vjet
Ky sistem i aplikimit për vizë në Ambasadë Gjermane do të jetë i hapur më shumë se dy javë ditë, nga 1 Dhjetori deri më 17 Dhjetor 2021. Tash e tutje fituesit e terminëve për viza do të përzgjedhen me short, e kjo procedurë e tërheqjes tashmë do të mbikëqyret në Ministrinë e Jashtme Federale […]
Ky sistem i aplikimit për vizë në Ambasadë Gjermane do të jetë i hapur më shumë se dy javë ditë, nga 1 Dhjetori deri më 17 Dhjetor 2021.
Tash e tutje fituesit e terminëve për viza do të përzgjedhen me short, e kjo procedurë e tërheqjes tashmë do të mbikëqyret në Ministrinë e Jashtme Federale në Berlin.
Kapacitetet që ata i kanë dhe kërkesat e kosovarëve për t’u pajisur me vizë janë të kundërta, pasiqë kërkesat i tejkalojnë kapacitet e Ambasadës Gjermane në Prishtinë.
Ndërsa, në vitin 2019 kjo kryepërfaqësi diplomatike lëshoi më shumë se 50 mijë viza.
Vizat janë ndarë në dy kategori: viza për qëndrime afatshkurtëra (viza Schengen) dhe viza nacionale për qëndrime afatgjata ku hyjnë vizat e lëshuar për bashkim familjar, për studime dhe kategori të caktuara të vizave të punës për punëtorë me kualifikim të lartë.
Për të parën u dhanë rreth 36 mijë viza. Për të dytën, 15 mijë sosh.
Numri i vizave të lëshuara ra gati dyfish një vit më pas, më 2020.
Shkak u bë pandemia.
Ambasada Gjermane në Prishtinë i lëshoi vetëm 18 mijë për dy kategoritë.
“Këtu përfshihen 8.000 viza afatshkurtëra dhe 10.000 viza për qëndrime afatgjata. Shumica e këtyre vizave të lëshuara kanë qenë për qëllime të bashkimit familjar, meqë kjo kategori ka qenë e përjashtuar nga kufizimet e udhëtimit”, thuhet në përgjigjen e ambasadës gjermane dhënë.
Në uebfaqen e Ministrisë së Jashtme Federale të Gjermanisë nuk figurojnë akoma statistikat për vizat e lëshuara në vitin 2021.
Sociologu Bekim Selishta përmend disa faktorë që po i shtyejnë qytetarët e Kosovës të marrin rrugët e mërgimit.
“Pakënaqësitë që janë krijuar brenda vendit po e shkaktojnë këtë ikje. Jashtë Kosovës, në vendet e Evropës, qytetarët po gjejnë më shumë perspektivë. Pagat nuk janë stabile tek sektori privat. Nuk e kemi edhe sigurimin shëndetësor të punës. Atje jashtë po”, u shpreh Selishta.
Ekonomisti Mustafë Kadriaj, në anën tjetër, thotë se kjo ikje nuk është krejt pa pasoja për fuqinë punëtore të vendit.