Interesim i madh për tu regjistruar në Prizren dhe komuna të tjera

16.05.2024

Një ditë para përmbylljes së procesit të Regjistrimit të Popullsisë, në Prizren ka interesim shumë të madh të qytetarëve për tu regjistruar.

Interesim i madh për tu regjistruar në Prizren dhe komuna të tjera Foto: Ilustrim

Në ndërtesën e komunës është ofruar hapësira ku qytetarët po shkojnë për ta kryer këtë proces. Enis Tabak nga RTK sjell këto pamje, dhe thotë se kjo po bëhet me qëllim që tu ofrohet edhe një mundësi atyre që nuk janë regjistruar.

Numri i vogël i regjistruesve dhe moskoordinimi i qytetarëve dhe regjistruesve për ta kryer këtë proces, ka bërë që një numër i qytetarëve të mbesim pa u regjistruar.

Interesimi për regjistrim, një ditë para përmbylljes së këtij procesi shihet edhe në komuna të tjera, bën të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Zyre për regjistrimin e qytetarëve të interesuarve janë hapur edhe në Komunën e Prishtinës si dhe në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, bëri të ditur për RTKlive, Hazbije Qeriqi, Zyrtare e Lartë për Komunikim me Publikun në ASK.