Instruktorët ushtarakë amerikan stërvitin kadetët e Akademisë së Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se në kampin “Bondsteel”, kadetët e QSU-së së Akademisë së Mbrojtjes, janë duke u stërvitur nga instruktorë amerikan për evakuim mjekësor me helikopter.

13.11.2021 / Lajme

Instruktorët ushtarakë amerikan stërvitin kadetët e Akademisë së Mbrojtjes
Foto: Ilustrim

Tutje, Mehaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Forca e Sigurisë së Kosovës dhe kuadrot e saj të reja, janë duke u edukuar dhe stërvitur sipas praktikave më të avancuara të ushtrisë amerikane.

“Në kampin “Bondsteel”, kadetët e QSU-së së Akademisë sonë të Mbrojtjes, stërviten nga instruktorë amerikan për evakuim mjekësor me helikopter (AeroMedeVac).


Forca e Sigurisë së Kosovës dhe kuadrot e saj të reja të oficerëve edukohen dhe stërviten sipas praktikave më të avancuara të ushtrisë amerikane.

Mirënjohje e përjetshme për ushtarakët e SHBA-së që ofrojnë eksperiencën e tyre në zhvillimin e shkathtësive profesionale të kuadrove tona”, ka shkruar Mehaj.

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *