Instituti Hidrometeorologjik tregon se si pritet të jetë moti në Kosovë të mërkurën

Vendi do të ndikohet të mërkurën nga fushat e ajrit me presion të ulët atmosferik, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK’së, “në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë-herë me reshje të shiut”.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, bën të ditur instituti.

IHMK’ja paralajmëron se do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-11m/s.

RAPORTO