Instituti Hidrometeorologjik tregon se si do të jetë moti në Kosovë të dielën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë nesër, e diel, në Kosovë.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira konvektive të cilat në pjesën verilindore dhe veriperëndimore gjatë ditës do të sjellin shi”, thuhet në njoftimi.

Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, përfundon njoftimi.

RAPORTO