Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka caktuar vlerën e koeficientit të pagave për punëtorët e sektorit publik.

Për vitin 2023 vlera e këtij koeficienti do të jetë 105 euro, ndërsa gjatë 2024-së pritet të jetë 110 euro.

Inspektorët e nivelit qendror do të kenë ndër rritjen më të madhe nga ligji i ri i pagave.

Kësisoj, sa ishte rroga e tyre 480 euro ata nga shkurti do t’i marrin 735 euro.

Rikujtojmë se në Ligjin për Paga janë 136 nivele të koeficienteve, me raport prej 2 në 18. Paga më e lartë do të jetë ajo e presidentit me koeficientin 18, apo 1890 euro.