Inspektorati Sanitar i AUV në Prizren ka lëshuar vendime për karantinimin e 11 personave me COVID-19

Sot Inspektorati Sanitar i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, Zyra Regjionale në Prizren, ka lëshuar 3 vendime për karantinim dhe izolim për 11 persona pozitiv në COVID19

Këtë e ka bërë të ditur për Express zëdhënësi i AUV, Lamir Thaçi, ku ka theksuar se në bashkëpunim me IKSHP po identifikohen edhe personat dhe familjet e kontaktit për mbyllje ne masa të njëjta.

“Bazuar në Ligjin nr. 02/L-109 Për Parandalimin dhe Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse, përmes të cilit përcaktohet masa ndaj personave të infektuar dhe kontakt me personat e infektuar. Izolimin e tyre deri në shërim nga sëmundja COVID 19. Pas marrjes së informatës nga IKSHP, Inspektorët lëshojnë vendimet për personat fizik të infektuar dhe të kontaktit. Njëkohësisht njoftohet Policia për mbajtje nën monitorim të personave të lartcekur për zbatim të kushteve”, ka thënë Thaçi.

Ai ka theksuar se të gjithë qytetarët e prekur me koronavirus janë të obliguar në respektim të masave të caktuara për të ruajtur shëndetin e të afërmeve të tyre dhe ruajtjes së shëndetit publik.

“Personat njoftohen edhe me pasojat që do të kenë në mos respektim të urdhëresave me vendim. Ne jemi këtu që bashkërisht si institucione të veprojmë sipas vendimeve dhe urdhëresave të qeverisë për luftim të sëmundjes infektive COVID 19.  Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka mobilizuar të gjithë inspektorët për veprim me qëllim të ruajtjes se shëndetit publik”, ka theksuar Thaçi.

RAPORTO