Inspektorati mbyll 11 biznese në Prizren, nuk respektuan vendimin e Qeverisë

Dje Drejtoria e Inspektorateve në Prizren ka mbyllur 11 biznese të cilat kanë pasur të ndaluar veprimtarinë sipas Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat e parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19.

Në njoftimin e Komunës thuhet se hapat e tilla të veprimit janë të domosdoshme për shkak se këto biznese edhe përkunder njoftimit të disa hershëm, qoftë verbal apo me shkrim, nuk kanë respektuar zbatimin e vendimit.

“Bizneset që e kanë të ndaluar veprimtarive janë: kafiteritë, restarurantet, frizerët etj. Ndaj të gjitha këtyre bizneseve do të ndërmerren masa ndëshkuese sipas ligjit”, thuhet në njoftim.

Në një pikë kontrolli sot inspektorët e Drejtorisë së Inspektorateve kanë konfiskuar gjithashtu edhe 118 pako të pijeve alkoolike dhe jo alkoolike pa dokumentacion përcjellës.

Që nga dita e parë e hyrjes në fuqi të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalim dhe luftim të virusit COVID-19, Drejtoria e Inspektorateve së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës, Policinë e Kosovës – deparatamenti i krimeve të rënda dhe Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë bashkërenditur veprimet në parandalimin dhe luftimin e krimit ekonomik në territorin e Prizrenit.

RAPORTO