Inflacioni 14.1%, Kurti: Njerëzit shpenzojnë më shumë sesa kursejnë, se kanë shpresë

16.07.2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se qytetarët e vendin shpenzojnë më shumë sesa kursejnë, kjo pasi që sipas tij, ata kanë shpresë. Po ashtu, ai tha se qytetarët kur shohin se nuk ka korrupsion në qeveri kanë më shumë gatishmëri të paguajnë taksat. “Kur njerëzit kanë shpresë atëherë shpenzojnë më shumë sesa kursejnë, […]

Inflacioni 14.1%, Kurti: Njerëzit shpenzojnë më shumë sesa kursejnë, se kanë shpresë Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se qytetarët e vendin shpenzojnë më shumë sesa kursejnë, kjo pasi që sipas tij, ata kanë shpresë.

Po ashtu, ai tha se qytetarët kur shohin se nuk ka korrupsion në qeveri kanë më shumë gatishmëri të paguajnë taksat.

“Kur njerëzit kanë shpresë atëherë shpenzojnë më shumë sesa kursejnë, dhe kur shohin se nuk ka korrupsion në qeveri kanë më shumë gatishmëri që të paguajnë taksat”, ka thënë sot Kurti gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm të Polonisë, Zbigniew Rau.

Kurti e njoftoi ministrin e Jashtëm polak për progresin në një vit qeverisje, rritjen ekonomike prej 10.3 për qind të bruto produktit vendor, rritjen e investimeve të huaja direkte për 22 përqind, të hyrave tatimore për 54 përqind, rritjen e eksporteve për 83.6 përqind në fushat e procesimit të lëndëve të drurit, lëkurës, tekstilit, ushqimit, pijeve dhe të sektorit të teknologjisë së komunikimit dhe të informacionit.