Infektologu Sadiku: Gjendja me COVID-19 është duke shkuar drejt normalizimit

17.09.2021

Në Kosovë gjendja është duke shkuar drejt normalizimit të rasteve me Covid-19, dhe numri i të infektuarve është në rënie. Të paktën kështu ka deklaruar infektologu, Izet Sadiku. “Trendi është në rënie sikur nga numri i të hospitalizuarve po ashtu edhe nga numri i të infektuarve, gjendja aktuale është duke shkuar drejt normalizimit, në çdo […]

Infektologu Sadiku: Gjendja me COVID-19 është duke shkuar drejt normalizimit Foto: Ilustrim

Në Kosovë gjendja është duke shkuar drejt normalizimit të rasteve me Covid-19, dhe numri i të infektuarve është në rënie. Të paktën kështu ka deklaruar infektologu, Izet Sadiku.

“Trendi është në rënie sikur nga numri i të hospitalizuarve po ashtu edhe nga numri i të infektuarve, gjendja aktuale është duke shkuar drejt normalizimit, në çdo valë të virusit dy javët e para rritet numri i të infektuarve, 2 javët e tjera numri i të hospitalizuarve dhe 2 javët e fundit rritet numri i humbjeve të jetës, por që momentalisht është në rënie numri i të gjitha këtyre fazave.

Respektimi i masave anti-covid dhe numri më i pakët i të ardhurve nga vendet e jashtme ka ndikuar në rënien e shumtë të rasteve”, ka thënë ai.

Tutje Sadiku tha se situata e virusit duhet gjithmonë të jetë nën kontroll, pasi që me variantet e reja të virusit menaxhimi i situatës është më i vështirë, shembull kemi edhe shtetin e Izraelit ku numri më i madh i popullsisë ishte i vaksinuar por që ka numër të madh të infektuarve dhe të humbjeve të jetës sepse variantet e reja shpërndahen shumë më shpejtë dhe janë më të rrezikshme.

‘’Qëllimet kryesore janë që situata të menaxhohet në mënyre globale pasi që mbi 70% e popullsisë evropiane janë të vaksinuar por variantet e reja ndikojnë edhe te të vaksinuarit’’, tha Sadiku për Kanal 10.

Sadiku shtoi se numri i qytetarëve për vaksinim nuk është i madhë ose nuk ka deri më tani një fluks të madhë.