Infektologu Krasniqi tregon se a ka gjasa që të lejohen dasmat këtë verë
Janë bërë më shumë se një vit që nga paraqitja e rasteve të para të infeksioneve me COVID-19, ku edhe u mbyllen institucionet shkollore, gastronomia, e shumë biznese të tjera, ku janë edhe bazë e ekonomisë së Kosovës. Mbyllja për një kohë të pa caktuar ka bërë që shumë persona të humbin edhe vendin e […]
Janë bërë më shumë se një vit që nga paraqitja e rasteve të para të infeksioneve me COVID-19, ku edhe u mbyllen institucionet shkollore, gastronomia, e shumë biznese të tjera, ku janë edhe bazë e ekonomisë së Kosovës.
Mbyllja për një kohë të pa caktuar ka bërë që shumë persona të humbin edhe vendin e punës e kështu duke u rënduar ekonomia e vendit.
Ndërsa pas mbylljes kishte filluar hapja graduale, ku shkollat ishin hapur si dhe gastronomia, ndërsa sallat e dasmave ende nuk janë hapur si dhe në masat e Qeverisë kundër COVID-19 thuhet se ndalohet mbajtja apo organizimi i dasmave/ahengjeve.
Ndërsa drejtori i përgjithshëm i ShSKUK, Valbon Krasniqi ka thënë se nëse vazhdon rënja e të infektuarve, ndoshta dhe mund të kemi dasma këtë vit në Kosovë.
“Në bazë të indikatorëve që ne i përcjellim bashkë me IKShPK-në dhe Ministrinë e Shëndetësisë, atëherë merren masat e caktuara, nëse janë këta indikatorë që i kemi tani, atëherë mund të shpresojmë për një relaksim të situatës, por prapë se prapë vendimi i mbetet Ministrisë së Shëndetësisë bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së”, tha Krasniqi.
Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, për Gazetën Express ka konfirmuar se kanë përgatitur një manual se si do të mbahen dasmat dhe ahengjet në kohë pandemie.
Bazuar në këtë manual, tash e tutje në hyrje të sallave do të angazhohet një infermier me një orar 2 orë pune, cili do t’ua kontrollojë temperaturën mysafirëve. Mëditja e tij do të jetë 30 euro dhe për pagesën do të kujdesen pronarët e sallave.
Rregulla të reja do të ketë edhe për kamerierët dhe të tjerët që do të angazhohen në shërbim.
“Punëtorët ose kamerierët do të shërbejnë me dorëza dhe do ta kryejnë shërbimin në një tavolinë me diametër 2m në të cilën do të lejohen të ulen maksimum 8 persona, distance 2m e tavolinës nga tavolina tjetër”, thuhet në manual.
Obligative do të jetë edhe posedimi i një liste me emrat e të pranishmëve në aheng që në rast të ndonjë shenje apo dyshimi të virusit të kenë adresë për gjurmim dhe këto shënime të ruhen së paku dy javë si dhe lokali afarist të paraqesë se cili punëtor ka shërbyer në ato tavolina.
Ndërkohë, i gjithë stafi do t’i nënshtrohet kontrollit mjekësor si gjithmonë nga mjekët sanitar.
Me manualin e ri, pronarët e sallave duhet të dezinfektojnë objektin, sallën, kuzhinën dhe të vendosin shenja paralajmëruese për kujdes të shtuar si dhe dezinfektues me bazë alkooli nëpër salla.
Kujtojmë se më 18 maj nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit në Kosovë kishin thënë se kanë pasur takim konstruktivë me Ministrinë e Shëndetësisë..
Pas përfundimit të takimit, kryetari i kësaj Ode, Hysen Sogojeva, kishte thënë se dëmet janë të mëdha dhe për këtë duhet të intervenohet nga institucionet.
Siç ishte thënë në një njoftim, në këtë takim u bisedua lidhur me mundësinë e lehtësimit të masave në sektorët që i përfshin OHT-ja përfshirë: sallat e dasmave, pishinat, estradën etj.
Vendimi për lehtësimin e masave në këta sektorë pritet të merret më 26 maj, ditën kur përfaqësuesit e OHT-së dhe sektorëve të tjerë do ta zhvillojnë një takim tjetër me ministrin Vitia.
“Përfaqësuesit tanë dolën nga takimi me shumë besim dhe shumë shpresë që muaji Qershor do të na vijë me të gjitha kërkesat tona të aprovuara, në mënyrë që sa më parë të fillojë sezona edhe për ne!”, thuhet në një njoftim.