Infektologu Ahmeti: Numri i të infektuarve me COVID-19 mund të jetë edhe më i madh

Infektologu Salih Ahmeti, ka folur lidhur me gjendjen e pacientëve të hospitalizuar pozitive me koronavirus në Klinikën Infektive.

Ahmeti në një lidhje direkte në Specialen e Klan Kosovës tha se rastet që po pranohet në trajtim po kanë edhe komplikime të tjera.

“Këto rastet që kanë rezultuar pozitiv sot i kemi hospitalizuar. Gjithsej i kemi 62 raste të hospitalizuar me Covid-19, plus edhe një grup që është në pritje të rezultateve. Pasi të iu merret mostra do të pritet për rezultatet virologjike të tyre “.

“Aq sa është brengosëse numri i rasteve që dalin, aq më brengosëse është edhe se kemi filluar të pranojmë numër më të madh të rasteve. Rastet janë gjithnjë e më të rënda, dhe kur vijnë ata kanë edhe komplikime si raste pak a shumë të vonuara .Kishte me qenë e mundur që ne ti pranojmë këto raste në fazat sa më hershme sepse përdorimi sa më hershme i terapisë në ditët e hershme është përcaktuese e ecurisë së shërimit “.

Ai shtoi se mënyra e testimit po bëhet në mënyrë të rastësishme, nga kontaktet e mëparshme apo identifikimi në rrethet familjare si raste të kontaktit.

Ahmeti theksoi se ky numër duhej të ishte edhe më i madh, nëse do të kishte testime edhe më shumë.

“Ndërsa mostrat janë mostra të hulumtimit dhe gjurmimit e personave të cakut, janë mostra të kontaktit dhe nuk janë mostra të rastësishme. Ata janë marrë nga rrethet familjare apo identifikuar nga rastet e mëparshme dhe natyrisht numri i rasteve duhet të jetë edhe më i madh duke pasur parasysh distribuimin e virusit”.

RAPORTO