Infektiologu kosovar: Pandemia do të përfundoj këtë vit, Kosova mund të hapet së shpejti!

12.02.2022

Ramadani tha se duke pas parasysh rënien e numrit të të infektuarve dhe të vaksinuarve, Kosova mund të rihapet në javët në vijim duke larguar të gjitha masat anticovid, përveç distancës, maskës dhe higjenës. “Ky vit do të jetë një fillimi i fundit të pandemisë dhe në fund të këtij viti pandemia do të përfundoj […]

Infektiologu kosovar: Pandemia do të përfundoj këtë vit, Kosova mund të hapet së shpejti! Foto: Ilustrim

Ramadani tha se duke pas parasysh rënien e numrit të të infektuarve dhe të vaksinuarve, Kosova mund të rihapet në javët në vijim duke larguar të gjitha masat anticovid, përveç distancës, maskës dhe higjenës.

“Ky vit do të jetë një fillimi i fundit të pandemisë dhe në fund të këtij viti pandemia do të përfundoj por coronavirus do të qëndroj në gjithë botën. Por meqenëse vaksinimi është në nivel bote mendoj që pandemia do të përfundoj këtë vit në qoftëse do të arrihet një shkallë vaksinimi në një përqindje mbi 70 %.

Kosova për shkak të numrit të madh që e kanë kaluar sëmundjen dhe atyre që janë vaksinuar e shëruar në javët që vijnë vendi ynë mund të hapet në kuptimin e masave kufizuese, ora policore, gastronomia e heqja e maskave”, tha ai për IndeksOnline.

Ramadani shtoi se vala e variantit Omicron është mundur në Kosovë.

“Tash për tash është mundë vala Omicron, është ngadalësuar vala, mirëpo ekziston mundësia tjetër e përhapjes pasi Omicron ka edhe shumë nënvariante të tjera B1,B2,B3. Por Omicron është thyer ta themi tek ne.

Është edhe një numër i madh i qytetarëve që e kanë kaluar virusin në formë asimptomatike, pra s’kanë qenë të regjistruar fare dhe numri i madh i qytetarëve të vaksinuar kundër Covid19 kanë ndikuar që të bie numri i të infektuarve këto ditë”.