Infektime masive, COVID-19 “sulmon” mantelbardhët e Prizrenit

30.07.2022

Të infektuar janë 12 mjekë, 8 infermierë e 2 teknik, derisa 2 personat tjerë janë personel ndihmës. Për shkak të këtij shpërthimi, stafi i qendrave të tjera mjekësore që ka më pak kërkesa është zhvendosur në qendër të qytetit,  pasi që aty numri i pacientëve të cilët kërkojnë shërbime mjekësorë është më i madh, raporton […]

Infektime masive, COVID-19 “sulmon” mantelbardhët e Prizrenit Foto: Ilustrim

Të infektuar janë 12 mjekë, 8 infermierë e 2 teknik, derisa 2 personat tjerë janë personel ndihmës.

Për shkak të këtij shpërthimi, stafi i qendrave të tjera mjekësore që ka më pak kërkesa është zhvendosur në qendër të qytetit,  pasi që aty numri i pacientëve të cilët kërkojnë shërbime mjekësorë është më i madh, raporton GazetaExpress.

Sipas kreut të kujdesit parësorë të kësaj komune, 90 për qind e personelit janë të imunizuar me 3 doza dhe afro 99.9 përqind me dy doza të vaksinës.