Indeksi i korrupsionit në botë: Kosova në vendin e 93-të në mesin e 194 shteteve

18.11.2021

TRACE International ka publikuar këtë indeks të korrupsionit, kjo shoqatë biznesi e njohur globalisht si dhe e dedikuar për të luftuar korrupsionin si dhe promovimin e qeverisjes së mirë dhe pajtueshmërisë. Po ashtu, ky indeks mat edhe rrezikun e ryshfetit në biznes në 194 ekonomi të shteteve të botës. Në këtë Indeks të Korrupsionit për […]

Indeksi i korrupsionit në botë: Kosova në vendin e 93-të në mesin e 194 shteteve Foto: Ilustrim

TRACE International ka publikuar këtë indeks të korrupsionit, kjo shoqatë biznesi e njohur globalisht si dhe e dedikuar për të luftuar korrupsionin si dhe promovimin e qeverisjes së mirë dhe pajtueshmërisë.

Po ashtu, ky indeks mat edhe rrezikun e ryshfetit në biznes në 194 ekonomi të shteteve të botës.

Në këtë Indeks të Korrupsionit për vitin 2021, shteti i Kosovës zë vendin e 93-të me gjithsej 47 pikë.

Nga 47 pikë kanë edhe Brazili, Mongolia, Tonga, Sri Lanka dhe Fiji.

Një vlerësim i tillë në këtë indeks është bërë me bazimin e saj në katër fusha.

Kosova merr notën mesatare me 43 pikë për sa i përket fushës së vlerësimit të ndërveprimeve të biznesit me Qeverinë.

Ndërkaq, shteti ynë ka marr notë mesatare prej 54 pikë përsa i përket parandalimin dhe zbatimit të luftës kundër ryshfetit.

Ndërsa, prej 58 pikësh është nota mesatare që ka marr Kosova sa i përket transparencës së Qeverisë dhe Shërbimit Civil.

Kurse për kapacitetin për Mbikëqyrjen e Shoqërisë Civili në Indeksin e Korrupsionit, Kosova ka marr notën mesatare prej 39 pikësh.

Ndërkaq, pas Kosovës renditet Kuvajti, Lesoto dhe Benini.

Danimarka, Norvegjia dhe Suedia janë tri vendet e para që kanë zënë vend në këtë Indeks (me rrezikun më të ulët të ryshfetit), ndërsa vendet e fundit janë Eritrea, Turkmenistani dhe Koreja e Veriut.