Importet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina shënojnë rënie 99 për qind

02.01.2019

Në muajin Nëntor të vitit 2018, pasi Qeveria mori vendimin për vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve që kanë prejardhje nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ndikoi shumë në importin e atyre prodhimeve në Kosovë sipas statistikave në përqindje kjo taksë ka ndikuar mbi 99%. Ku Qeveria e Kosovës në muajin Dhjetor 2018, mori vendimin […]

Importet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina shënojnë rënie 99 për qind Foto: Ilustrim

Në muajin Nëntor të vitit 2018, pasi Qeveria mori vendimin për vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve që kanë prejardhje nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ndikoi shumë në importin e atyre prodhimeve në Kosovë sipas statistikave në përqindje kjo taksë ka ndikuar mbi 99%. Ku Qeveria e Kosovës në muajin Dhjetor 2018, mori vendimin që edhe prodhimet ndërkombëtare që prodhohen në Serbi të kenë taksë 100%.

Bahri Berisha, Drejtori i përgjitshëm i Doganës së Kosovës, shprehi se ky vendim ka efekt pozitiv duke fuqizuar prodhuesit vendas. “Efekti i vendimeve ka pasë rënie mbi 99% të importit nga këto dy vende, në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, nëntor-dhjetor, ka pasë 60 milionë euro import nga këto dy vende, ndërsa tani kemi disa qindra mijëra euro, efekti më i madh është në fuqizimin e prodhuesve vendës”.

Po ashtu Berisha shtoi se nëse i marrim të dhënat pas vendimit të Qeverisë për taksën 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës, ato të dhëna tregojnë se kemi një rënie drastike të importit nga këto dy shtete, ku mesatarja nga Bosnja ka qenë 8 milionë euro, kurse mesatarja nga Serbia ka qenë 40 milionë euro duke u bazuar në import.

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për masën 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjës, në Doganën e Kosovës kalojnë rreth 120 milionë të hyra. “Në anën tjetër sfidë tek të hyrat kanë pasë ndikim vendimet e Qeverisë së Kosovës në fushën fiskale, marrëveshja e MSA-së të gjitha së bashku deri sot kalojnë mbi 150 milionë euro mbi të hyrat në Doganat e Kosovës”.

Shteti i Kosovës importon prodhime nga shumë shtete botërore, ku deri më tani importi më i madh në Kosovë ishin prodhimet e Serbisë, por nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën 100% për shtetin Serb e Boshnjak, tani Kosova importin më të madhë e ka nga shteti kryesor Gjermania, pastaj nga Turqia, Italia, Kina në fund është Shqipëria, por ka qenë e pamundur që të bëhet zëvendësimi i të gjitha produkteve, pasi që për të lidhë kontrata të reja, bizneseve iu duhet 1 muaj kohë.