IKSHPK: Virusi nuk ka këmbë, mos ia jepni këmbët ju – Ju lutemi!

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka sugjeruar qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Sipas tyre, kënga më patriotike që duhet të këndohet nga të gjithë sot pa marrë parasysh etninë e ngjyrimet politike, fetare, racore është zbatimi i rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Në Evropë kanë vdekur më shumë se 50.000 njerëz! Në Prishtinë, po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes. Grumbuj të njerëzve gjithandej vendit që po rrezikojnë veten dhe të gjithëve! Ju lutem kini kujdes se mund të shkaktoni shpërthim epidemik në kryeqytet”, thuhet në njoftimin e tyre, transmeton Indeksonline

Postimi i plotë:

Qytetarë të dashur!

Kënga më patriotike që duhet të këndohet nga të gjithë sot pa marrë parasysh etninë e ngjyrimet politike, fetare, racore është zbatimi i rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Leni nejat, odat, mbledhjet!

Ju lutemi ti përmbaheni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe mos dilni në grumbuj gjatë orëve të lira të lëvizjes sepse jeni duke rrezikuar veten dhe Familjet e Juaja!

Të nderuar familjarë të të moshuarve:

Ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia!

Në Evropë kanë vdekur më shumë se 50.000 njerëz!

RAPORTO