IKSHPK tregon se kush do të vaksinohet në fazën e parë me vaksinën kundër COVID-19

03.03.2021

Gjatë ditëve të fundit kemi pasur rritje të rasteve me COVID-19, ku vetëm sot IKSHPK ka njoftuar për 568 raste të reja dhe 4 raste të vdekjes. Po ashtu Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovë (IKSHPK) bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë (MSh), kanë nisur fushatën për mbrojtje nga pandemia “Bashkë kundër COVID-19”. Përmes kësaj […]

IKSHPK tregon se kush do të vaksinohet në fazën e parë me vaksinën kundër COVID-19 Foto: Ilustrim

Gjatë ditëve të fundit kemi pasur rritje të rasteve me COVID-19, ku vetëm sot IKSHPK ka njoftuar për 568 raste të reja dhe 4 raste të vdekjes.

Po ashtu Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovë (IKSHPK) bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë (MSh), kanë nisur fushatën për mbrojtje nga pandemia “Bashkë kundër COVID-19”.

Përmes kësaj fushate këto institucione kanë për qëllim të informojnë qytetarët lidhur me pandeminë COVID-19.

IKSHPK ka bërë të ditur se punëtorët shëndetësor, personat e moshuar mbi 80 vjeç e të moshuarit dhe qytetarët me sëmundje kronike janë personat që do të vaksinohen në fazën e parë me vaksinën kundër COVID-19.

Gjithashtu përmes kësaj fushate, qytetarët këshillohen që të dezinfektojnë jo vetëm duart, por edhe pajisjet që përdorin, si telefoni, çelësat etj.