IKSHPK thirrje qytetarëve: Vaksinohuni kundër COVID-19, mbroni veten, familjen, të afërmit

26.07.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK) përmes një njoftimi u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19. Ata përmes një postimi në Facebook i janë drejtuar të gjithë qytetarëve të Kosovës që të mos hezitojnë, por të marrin vaksinën kundër COVID-19. Kjo pasi që vaksina është e vetmja mënyrë për të […]

IKSHPK thirrje qytetarëve: Vaksinohuni kundër COVID-19, mbroni veten, familjen, të afërmit Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK) përmes një njoftimi u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.

Ata përmes një postimi në Facebook i janë drejtuar të gjithë qytetarëve të Kosovës që të mos hezitojnë, por të marrin vaksinën kundër COVID-19.

Kjo pasi që vaksina është e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga ky virus, për të mbrojtur vetën dhe të tjerë.

“Qytetarë të dashur! Vaksinohuni!”

“Me vaksinë mbroni veten, familjen, të afërmit, kombin dhe njerëzimin kundër COVID-19”, thuhet në postimin e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).