IKSHPK: Qyetarët që diskriminohen për shkak të COVID-19 të drejothen tek Avokati i Popullit

23.10.2020

Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton qytetarët e Kosovës të cilët janë të prekur nga COVID-19 në rast se ndjehen të diskriminuar nga shoqëria apo institucionet të paraqesin rastin tek Avokati i Popullit. IKSHPK-ja ka pohuar faktin se stigma dhe diskriminimi mund të ndikojnë që qytetarët të mos kërkojnë shërbime mjekësore, të fshehin […]

IKSHPK: Qyetarët që diskriminohen për shkak të COVID-19 të drejothen tek Avokati i Popullit Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton qytetarët e Kosovës të cilët janë të prekur nga COVID-19 në rast se ndjehen të diskriminuar nga shoqëria apo institucionet të paraqesin rastin tek Avokati i Popullit.

IKSHPK-ja ka pohuar faktin se stigma dhe diskriminimi mund të ndikojnë që qytetarët të mos kërkojnë shërbime mjekësore, të fshehin infektimin apo të mos përfillin rregullat të cilat janë dhënë nga ky institucion.

“Nëse njdeheni të diskriminuar në shoqëri apo nga ndonjë institucion dhe keni fakte, paraqitni rastin pranë institucionit të Avokatit të Popullit duke thirrur numrin falas 0800 15555”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Kujtojmë se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, 159 persona, një nga ta në Komunën e Suharekës.