IKSHPK pranon 3000 teste të reja për koronavirus nga UNDP

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim(UNDP) në Kosovë i ka dhuruar 3000 teste për zbulimin e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se këto 3000 teste janë dhuruar për Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike

“Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë i dhuroi sot 3,000 komplete testimi për zbulimin e COVID-19 Departamentit të Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovës. Kompletet për testim ia dorëzoi Ass. Dr Xhevat Jakupit Valbona Bogujevci, Asistente e Përfaqësueses së Përhershme të UNDP-së”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

UNDP i dhuron 3,000 komplete testimi për zbulimin e COVID-19 Departamentit të Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë i dhuroi sot 3,000 komplete testimi për zbulimin e COVID-19 Departamentit të Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovës. Kompletet për testim ia dorëzoi Ass. Dr Xhevat Jakupit Valbona Bogujevci, Asistente e Përfaqësueses së Përhershme të UNDP-së.
Që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, UNDP është duke punuar ngushtë me autoritetet për të mbështetur përpjekjet në luftën kundër pandemisë duke siguruar që të gjithë njerëzit në Kosovë, përfshirë stafin që vepron në vijën e parë, grupet e rrezikuara dhe të margjinalizuara, viktimat e dhunës në familje dhe pakicat.
UNDP është fuqimisht e përkushtuar për një partneritet të vazhdueshëm me institucionet e Kosovës dhe ne besojmë që së bashku jemi më të fuqishëm në luftën kundër COVID-19.
Në ditët dhe javët e ardhshme, UNDP në Kosovë, së bashku me Agjencitë e tjera të OKB-së dhe partnerë të tjerë të zhvillimit do të vazhdojnë të kontribuojnë për mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

RAPORTO